Rreth Nesh

Autoshkolla Art

Zanafilla dhe dëshira për të hapur Autoshkollë rrjedh që nga viti 1985 kur mora patent shoferin. Në vitet 1986/1987 ushtrova detyrën si instruktor i vozitjes në ish Armatën Jugosllave ku shumë ushtarë u pajisen me patentë shoferi. Pas punës shumë vjeçare si pedagog, arsimtar i lëndës mësimore Arsimi teknik, që përfshin gjithashtu edhe komunikacionin ku sukseset me nxënësit në këtë lëmi kanë qenë shumë të larta. Disa vite kam punuar edhe si instruktor, përveç punës në arsim.

Në vitin 2010 ndërpreva punën në arsim dhe u punësova në AMSM si anëtar i komisionit për marjen e patent shoferit deri ne vitin 2015. Aty u ballafaqova me shumë situata, sfida e momente ku duheshte të bëjmë vlerësimin e drejte dhe objektiv të aftësive dhe shkathtësive të vozitjes së kandidatëve për marrjen e petentës së shoferit.

Pas punës pesëvjeçare në komision, përvojës së fituar dhe kushteve që plotësoja shtoi dëshirën që të hapim autoshkollë me seli në Saraj.

Pasi që mbaruam të gjitha përgatitjet e nevojshme, prej muajit tetor 2015 filluam punën me shumë vullnet.

Filluam punën me dy makina të kategorisë B duke u ngritur e zgjëruar gradualisht vit pas viti. Në vitin 2018 filluam me përgaditjen e kandidatëve për shofer edhe për kategorinë C. Ne vitin 2021 ne edhe më shumë e zgjeruam veprimtarinë tonë ku shtuam edhe kategoritë tjera, tash posedojmë kategoritë si në vijim: AM, A2, A, B, BE, C dhe CE që paraqet një sfidë dhe angazhim për autoshkollën dhe për të gjithë të punësuarit shprehim falënderim për punën e palodhshme dhe angazhimin profesional të tyre.

Pas gjashtë viteve punë të palodhshme ne sot kemi 10 instruktorë për stërvitje me mbi 14 të punësuar.

Jemi shumë falënderues dhe vlerësojmë besimin që shprehin të gjithë të interesuarit, kandidatët pa të cilët nuk do të arrinim këtu ku jemi.

Ejani dhe fitoni përgatitjet dhe dijen e duhur që me sukses të kaloni provimet që parasheh Ligji për trafikun rrugor e që ka të bëjë me patent shoferin.

Jeni të mirëseardhur.

Suksesi juaj nuk do të mungojë.

Me respekt Autoshkolla Art.

Adresa:
Saraj Rr.2 No.14, Skopje, Republic of Macedonia