Ekipi jone

Asip Ajvazi

Owner & Expert Menager

Për të arritur progresin e vërtetë, duhen nderruar edhe ligjet edhe zemrat e njerëzve.
Njihuni me Z. Asipin. Z. Asipi është pronari dhe drejtuesi i autoshkollës, njeriu nga i cili janë edukuar shumë breza në artin e vozitjes dhe jo vetëm.
Z. Asipi ka mbi 30 vite angazhim pedagogjik profesional, dhe mbi pesë vite si komision te qendra e provimeve për marrjen e patent shoferit. Atë e karakterizojnë mirësia, toleranca dhe xhentilesa, gjithmonë në përpjekje për të ofruar më të mirën nga vetja për të gjithë ata të cilët kanë nevojë.

Artan Ajvazi

CEO & Founder / Instructor

experience: 8 years

Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm.
Njihuni me Artanin. Artani është drejtuesi i autoshkollës, personi pas të cilit mishërohet ideja e funksionimit të kësaj familjeje të madhe. Personi i cili së bashku me gjithë ekipin e autoshkollës përpiqet që shërbimi të cilin ofron, cilësia, dhe vizioni për një sistem me të sofistikuar për kandidatët e rinj të bëhet një realitet.
Atë e karakterizojnë, vullneti, këmbëngulja dhe dashamirësia kundrejt njerëzve të tjerë, gjë që sjell freski të vazhdueshme te krijimi i mundësive të reja.

Zoran Mitev

Instructor

Category: A,B,C,CE,D,DE

experience: 20 years

Njeriu nuk është njeri nga që ka ardhur në botë. Njeri duhet të bëhesh.
Njihuni me Zoranin. Zorani është pjesë e autoshkollës që nga fillimet e saja dhe është instruktori më me përvojë, mbi 30 vite eksperiencë në fushën e edukimit të shoferëve të rinj, posedon të gjitha kategoritë. Është një pasuri e vërtetë të kemi një instruktor të tillë në autoshkollën tonë.

Rexhep Asani

Instructor

Category: B

Unë punoj për të qenë i lumtur: është zanati më i mirë i mundshëm.
Njihuni me Rexhepin. Te autoshkolla jonë, Rexhepi është personi i cili me vullnetin që ka arrin të kanalizojë shumë energji në trajnimin e kandidatëve të rinj. Është gjithmonë pozitiv, i gatshëm për punë dhe entuziast te shërbimi që bën kundrejt shoferëve të rinj.

Nurije Saiti

Instructor

Category: B

Dashuria e vërtetë mund të shërojë e shndërrojë gjendjen tonë dhe t'i japë jetës sonë një domethënie të thellë.
Njihuni me Nurien. Nurija përmes dashurisë së saj për punën, ofron ngrohtësi dhe qetësi te raporti me nxënësit e saj. Ajo është gjithmonë e gatshme të japë më të mirën nga vetja dhe mundëson që trajnimi të jetë një eksperiencë shumë e këndshme!

Nuri Bakiu

Instructor

Category: B

Askush nuk mund t'ju mësojë diçka që nuk gjendet e përgjumur në agimin e njohurive tuaja.
Njhuni me Nuriun. I qetë në transmetimin e mësimeve, bën që të ndjeheni rehat dhe të sigurtë kur e keni pranë si instruktor. E karakterizojnë qetësia, maturia dhe thellësia. Në kohë të lirë meret me fotografi dhe përpiqet të mbërthen të bukurën përmes objektivit të tij dhe tua ofrojë të tjerëve.

Mabere Memedi

Instructor

Category: B

E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni.
Njihuni me Maberen, nga më të preferuarat e kandidatëve të rinj.
Është e hapur me të gjithë dhe shumë komunikuese, gjë që bën të mësuarit me të një përvojë shumë të këndshme.